Po LSI?! Prapaskena të fshehta në Këshillin Politik, Gjiknuri e Bylykbashi, vetëm me përfaqësuesin e SHBA

Zhvillime shumë interesante na vijnë nga Pallati i Kongreseve ku po zhvillohet mbledhje e Këshillit Politik për reformën zgjedhore.

Mësohet se Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi kanë zhvilluar sot një takim me një përfaqësues të ambasadës amerikane në Tiranë.

Takimi është bërë pa Petrit Vasilin dhe  Rudina Hajdarin dhe diskutimi është bërë për çështjet e mbetura pezull për Reformën Zgjedhore.