“Po na grijnë nga lekët”, Artan Fuga reagon ashpër: Ore shkundini këta të administratës

Një reagim iforte ka ardhur nga pedagogu dhe akademiku Artan Fuga. Ai ka zgjedhur që përmes një statusi të fundit të denoncojë gjendjen në të cilën ndodhet sot administrata e vendit që sipas tyre po iu marrin shpirtin qytetarëve me rryshfete. Fuga shkruan se në shumicën e rasteve, personat që janë pjesë e administratës rendin që të mbarojnë punët e tyre dhe qytetarët ti lënë në pritje.

Reagimi i plotë i Fugës: Nuk kuptoj se përse është shkrehur në këtë fare feje administrata, me disa përjashtime njerëzish me edukatë pune, dhe jo vetëm ajo e ulta. Nuk e kam fjalën për pastruesit e rrugëve që edhe ata lëvizin të lodhur dhe pa motiv me karrocat e tyre nëpër rrugë duke bërë sikur pastrojnë. Hiç o kot! Por edhe ata më të lartët se këta. Cave prej tyre në ora 11 ende nuk u ka dalë gjumi dhe ende bëjnë tualet! Ca të tjerëve nuk u thotë njeri : Puna e mbarë se gjithë ditën tundin derën! Ca kujtojnë se puna e tyre ka mbaruar kur kanë vjedhur ndoca vota dikur në ndonjë qoshe fshati dhe as u shkon ndërmend se marrin rroga për të punuar dhe jo për të tundur derën.

Ca bëjnë sikur u ka zënë rrota bishtin që janë në administratë dhe presin me frikë se çfarë do të ndodhi pas dy vjetësh. Bëjnë sikur janë opozitarë me përgjegjësit e tyre. Ca të tjerë sillen sikur të ishin babmyslyma! Ca të tjerë rendin të mbarojnë sa më shpejt punët personale duke zhvatur ndonjë lek korrupsioni. Të tjerë nuk lëvizin më asgjë sepse nuk duan t’ja prishin njeriu! Jeta është e gjatë o birbo, çfarë do të bëj unë kur të mos kem ulur më bythën në karrike? Ore shkundini këta memurë se i morrën shpirtin qytetarit me otomanishten e tyre, me bakshishe, rryshfete, muhabete, mysybete . Duket sikur je në shekullin e tetë në perandorinë e Mevludi Haremit!