Po ndodh ajo që ju paralajmëruam, nis vala e të nxehtit afrikan. Ja sa shkojnë temperaturat sot



Pak dite me pare, meteorologu tha se Shqiperia do te goditet nga nje vale e te nxehtit afrikan javen qe vjen. E kjo ka nisur qe kete fundjave.



Sipas Meteoalb, moti ne fundjave do te jete:



Kthjellime dhe vranësira kalimtare vijojnë sot deri vonë pasdite kur pritet fuqizim i përkohshëm i vranësirave duke sjellë shira të dobët kryesisht në Juglindje.

E shtuna mbetet me kthjellime e vranësira të lehta gjatë gjithë ditës, përjashtuar zoat Lindore e cila rrezikohet nga shira të dobët gjatë orëve të pasdites.

Edhe e diela, gjatë paradites vijon kryesisht e kthjellët por prasditja shton gradualisht vranësirat në territor duke sjellë shira të izoluar në ekstremet Veri – Juglindje.

Temperaturat e ajrit kanë shënuar një rritje me 2° gjatë mesditës së sotme ku termometri maksimal e ka tejkaluar vlerën 30°C.

Dita e shtunë dhe e diela, sjellin rritje të lehtë të vlerave termike gjatë mëngjest dhe mesditës duke bërë që ekstremalet të luhaten nga 12 deri mbi 32°C.