Po ndodh! Shkodranët i tregojnë vendin Ramës, policia hedh gaz lotsjellës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur pasditen e sotme në qytetin e Shkodrës.

Por, hyrja e tij në qytetin verior nuk ka qenë dhe aq e lehtë. Me mijëra qytetarë të revoltuar nga qeverisja e tij kanë bllokuar rrugët.

Raportohet se tensionet e para mes forcave të policisë dhe protestuesve kanë nisur. Me mijëra qytetarë kanë marshuar nën thirrjet “Rama ik”, teksa kryeministri jepte premtimet e tij elektorale.

Mësohet se qytetarët kanë hedhur thirrje dhe kundër Policisë, po ashtu janë përplasur dhe fizikisht më ta.

Po ashtu e ditur bëhet se policia ka hedhur gaz lotsjellës.

Gjithashtu protestuesit po tentojnë të çajnë edhe kordonin mbrojtës të policisë.