Po përgatiste një ate.ntat tjetër të bu.jshëm/ Detajet tro.nditëse se si iu zhduk policisë Juli Pashako

Julian Sulaj është në kërkim prej orësh tashmë nga policia e shtetit, pasi është një preju të dyshuarve për ngjarjen e rëndë te Mbikalimi i Shkozetit, atentati i rëndë që iu bë prokurorit.

Sulaj, i njohur si Juli i Pashakos nuk është emër i panjohur për forcat e rendit. Abc Neës mëson ekskluzivisht nga grupi hetimor se Sula ishte duke përgatitur një tjetër atentat të bujshëm në një qytet të rëndësishëm të vendit, por nuk vijoi me planin e tij pasi kuptoi se policia ishte vënë në ndjekje të tij.

Pasi kuptoi se ishte nën vëzhgim, Juli i Pashakos zhduket në mënyrë të papritur nga zona ku kishte planifikuar ate.nta.tin duke u shfaqur sërish në ngjarjen e rëndë të datës 1 nëntor, bëjnë me dije burimet.

Gjatë ditës së djeshme, FNSH dhe RENEA kryen operacione kërkimi për gjetjen e Sulës në disa zona të vendit. Ka dyshime se pak para të së zhvillohej kontrolli i FNSH-së, shtëpia ku mendohej se fshihej, ishte pastruar, duke larguar të gjitha mjetet që shërbejnë për kryerjen e një atentati.

Forcat Operacionale zhvilluan një aksin blic edhe në qytetin e Peqinit. Nga qelizat telefonike ka rezultuar se dy persona të tjerë që vijojnë të qëndrojnë në arrati të jenë lokalizuar në atë zonë, por operacioni rezultoi pa sukses.

Dyshimet janë se ai mund të fshihet në zonën e Kënetës, ku u kotrollua edhe një banesë që dyshohet se përdorej si bazë nga personat me rekorde kr.im.inale.