‘Po përgatitemi për më të keqen, oh çfarë na pret këto dy ditë’

Teksa edhe Shqipëria po vijon të ndikohet nga masat e nxehta të ajrit, shërbimi meteorolog në Greqi paralajmëron se vendi do të përballet me temperatura të larta gjatë 48 orëve në vijim.

Ditën e sotme, në disa zona të Greqisë, kryesisht në Peloponez, temperaturat do të luhaten nga 38 deri në 40 gradë Celsius.

Ndërsa të mërkurën, në Greqinë jugore dhe qëndrore termometri do të regjistrojë vlerat 40-42 gradë Celsius.

Kurse duke filluar nga dita e enjte, meteorologët parashikojnë që të ketë një zbritje të ndjeshme të temperaturave. Vlerat maksimale nuk do të kalojnë 33 gradë Celsius. Kryesisht në veri të Greqisë, do të ketë stuhi dhe erëra të forta.