“Po pinim kafe”, pedagogu kapet me studenten në motel

Një pedagog është kapur mat me studenten e tij në një motel. Ai është pedagog i ekonomisë në universitetin e Pejës dhe është pezulluar nga detyra menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Identifikohet si shtetasi I.K dhe ai vetë ka pranuar se ishte në motel me studenten, por ishin aty vetëm për të pirë kafe dhe se atij i ishte ngritur një kurth.

“Profesori në fjalë është në parapërjashtim. Kjo masë ndëshkuese i është shqiptuar rreth dy muaj më parë. Këshilli i Etikës e ka marrë vendimin dhe ai është në parapërjashtim”, ka thënë rektori Fadil Millaku të dielën.