“Po pres videon in.time”/ Artan Hoxha tro.ndit: Kam në dorë një video, po e analizoj

Gazetari i njohur investigativ në vend, Artan Hoxha, ka bërë pak minuta më parë një deklaratë shumë të fortë.

Ai ka deklaruar se ka në dorë një video, përmbajtja e të cilës diskrediton një kryebashkiak në Shqipëri. I ftuar në emisionin “Opinion”, teksa flisnin për videot e përmendura gjatë kësaj jave, dhe theksoi se po e analizon materialin që ka në dorë.

Ishte gazetari Blendi Fevziu ai që e zbuloi këtë gjë, teksa lexoi një mesazh që i kishte ardhur në telefon.

“Më shkruan dikush, nuk më prezantohet por më thotë: thuaj Hoxhës të publikojë videon e kryebashkiakut. Ke video ti?”– tha Fevziu.

“Në fakt po pres videon er.otike që u premtua. Kam në dorë një material që po e studio. Është video diskredituese për një kryebashkiak. Do e publikoj shumë shpjet,”- tha Hoxha, teksa pavarësisht ngacmimeve nuk dha detaje as për qytetin dhe as për emrin e personit në video.