Po rikthehet Vllaznia e notit, shkëlqen në garën kombëtare Ajdin Loshi i cili sjell 3 medalje në Shkodër

Shkodres po i rikthehet tradita e lavdishme ne sportin e notit. Fatmiresisht brezi i ri, ai qe premton shume per te ardhmen, po arrin te lartesoje emrin e Vllaznise ne kompeticionet kombetare e nderkombetare. 3 tituj kampion dhe 1 titull nenkampion mberriten serish ne Shkoder pas permbylljes per dy dite me radhe te garave te kampionatit kombetar per femije, organizuar nga federata shqiptare e notit ne Aquadromin e Tiranes.

I gjithe ky sukses mban emrin e Ajdin Loshit dhe trajnerit te tij te talentuar Kole Shiroka.

Paraqitja e jashtezakonshme e Loshit beri qe ai te dominoje kampionatin per femije ne rang kombetar duke qene i padiskutueshem ne kater garat individuale qe lejon rregullorja e FSHN per te marre pjese.

3 titujt kampion qe u shoqeruan me medaljen dhe certefikaten perkatese, Ajdin Loshi i mori ne 50, 100 dhe 200 metra stil i lire, duke mos leshuar per asnje sekond kryesimin e gares perballe rivalitetit te forte me femijet e tjere te ekipeve konkuruese. Gjithashtu ai mori edhe nje titull nenkampion ne 50 meter stil i shpine. Vend te pare i riu shkodran mori edhe ne garen e peste, por qe nuk u regjistrua per shkak te numrit maksimal te garave ne 100 meter stil shpine.

Keto trofe te fituara ne kete kompeticion te radhes, e bejne Ajdin Loshin sportistin me te mire te grupmoshave per kete kampionat kombetar. Natyrisht qe puna e perkushtuar e trajnerit Kole Shiroka dhe mbeshtetja e pakursyer e familjes se Loshit, bejne qe i riu shkodran te mos ndalet, por nuk duhet mjaftuar me kaq. Bashkia e Shkodres per talentet e reja dhe emra qe nderojne Shkodren, duke te kontribuoje fuqishem dhe jo te mjaftohet per te perdorur sa per statistika medaljet e tyre.

Sporti i notit ka me shume se asnjehere nevoje per vemendje dhe mbeshtetje qofte financiare e qofte infrastrukturore, pasi ende Shkodra nuk e ka nje pishine ku keto talente te sterviten./ShkodraNews