Po rrinin në katin e 10, e shtyu, ai u rrëzua dhe tani është rëndë. Si ndodhi ngjarja e trishtë

Po rrinin tek platforma e vrojtimit, në katin e 10 të galerisë moderne të Londrës, Tate.

Por ky adoleshent nuk e kishte menduar se veprimi i tij do sillte këtë pasojë të rëndë.

Ai supozohet se ka shtyrë një gjashtë vjeçar dhe ky i fundit sipas mjekëve, ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Sakaq, 17- vjecari i dyshuar është ndaluar nën akuzën për tentativë v.r.asjeje.

Me të ndodhur ngjarja, Tate Modern, një muze i famshëm i artit bashkëkohor, i gjendur në brigjet e lumit Tamiz, fillimisht u mbyll, por më pas, vizitorët u lejuan të dilnin prej tij.

Tate Modern, është një nga atraksionet kryesore të turistëve në Britani, me 5.78 milionë vizitorë në 2018- n.