Po shijonte suksesin e këngës së re, Aurela Gaçe merr vesh lajmin e rëndë



Teksa po shijonte suksesin e kenges se saj me te re Lento Lento, këngëtares së njohur Aurela Gaçe, i vjedhin profilin zyrtar në Facebook.



Lajmin e bën të ditur vetë këngëtarja përmes një postimi në rrjetet sociale, ku njofton dhe se po punon për rikthimin e faqes, që kishte jo pak por 700 mijë ndjekës.



Ndërkohë që në faqen e saj, e cila tashmë menaxhohet nga persona të panjohur, janë postuar video të ndryshme, me kafshë apo pa kuptim.

Së fundi këngëtarja ka publikuar këngën e saj më të fundit, e cila është pritur mjaft mirë nga fansat, por që gëzimi duket se i është ndërprerë përkohësisht nga kjo eksperiencë e pakëndshme.