Po shkojmë drejt kat.astrofës financiare, shifra e çm.endur që Rama ndan për oligarkët këtë vit

“Pamfleti.net” ka shprehur disa herë publikisht shqetësimin për borxhin e rëndë në të cilin kryeministri po e fut Shqipërinë, me koncesione me PPP pa konkurrencë dhe transparencë. KLSH ngre zyrtarisht alarmin për miliona eurot e dhëna për të “dorovitur” oligarkët duke filluar nga Rrok Gjoka, e vijuar me nipin e tij Ndue Kola, Bashkim Ulaj, Çim Fusha, Selmanllari e deri te Roland Ziu, trafikanti ndërkombëtar i drogës që mori me koncesion Kepin e Rodonit.

Kryeministri Edi Rama po “zhyt” financat shqiptare në krizë, për shkak të borxheve të mëdha ku e ka futur shtetin shqiptar si pasojë e dhënies së koncesioneve përmes PPP për oligarkët klientë të tij.

“Pamfleti.net” ka shprehur disa herë publikisht shqetësimin e mbështetur në prova dhe fakte në lidhje me borxhin e rëndë në të cilin kryeministri Edi Rama dhe ministrat e tij po e fusin Shqipërinë, përmes koncesioneve me PPP pa konkurrencë dhe transparencë.

Tashmë që ka ardhur momenti kur të jepen këstet e para të këtij borxhi, i dhënë për të “dorovitur” oligarkët klientë të kryeministrit, është Kontrolli i Lartë i Shtetit ai që ka dhënë alarmin për pasojat që kanë sjellë këto koncesione për arkën e drobitur të shtetit shqiptar.

Kështu, KLSH ka ngritur alarmin zyrtarisht për pasojat që mund t’i vijnë buxhetit të shtetit nga kontratat e Partneritetit Publik-Privat, që Edi Rama ka lidhur me klientët e tij oligarkë, duke filluar nga Rrok Gjoka, e vijuar me nipin e tij Ndue Kola, Bashkim Ulaj, Çim Fusha, Selmanllari e deri te më i fundit Roland Ziu, trafikanti ndërkombëtar i drogës që mori me koncesion Kepin e Rodonit.

Në një raport të fundit të KLSH evidentohet me shifra dhe dokumente se detyrimet ndaj kompanive koncesionare që kanë fituar kontratat për vitin 2019 shkojnë në 12.6 miliardë lekë të reja, një shumë e madhe për shtetin shqiptar në këtë periudhë të vështirë ekonomike.

Kjo shumë ka arritur në këto nivele për shkak se janë dhënë miliona euro për bizneset afër qeverisë, pa konkurrencë dhe pa transparencë, shumëfishin e vlerës monetare që duhet për të kryer këto punë.

Për të evidentuar faktin se sa është “lëshuar dora” në dhënien e parave, mjafton të përmendim lotin e parë të Unazës së Re që ia dha “DH Albania” pa garë në vlerën 18 milionë euro, ndërkohë që pas anulimit të kontratës dhe tenderimit të ri me pjesëmarrjen dhe të kompanive të tjera, vlera e koncesionit ra në 12 milionë euro.

Ndërkohë që raporti i KLSH saktëson se në vitin 2024 fatura do të rritet gradualisht duke shkuar në 22.7 miliardë lekë të reja ose 225 milionë euro, ndërsa në vitin 2032 shuma që shteti shqiptar do të duhet të paguajë do të zbresë në 10.6 miliardë lekë të reja ose afërsisht 102 milionë euro.

Për institucionin më të lartë auditues në vend shqetësuese është dhe skema që parashikohet nga qeveria për shlyerjen e koncesionarëve. Sipas saj, si rregull pagesat s’duhet të tejkalojnë kufirin prej 5 përqind të të ardhurave tatimore faktike të vitit paraardhës buxhetor.

Nga KLSH vlerësohet i domosdoshëm respektimi i këtij kufiri për të gjithë kohëzgjatjen e kontratave koncesionare të dhëna me PPP për vitet në vazhdim. Por duke parë dhe uljen e rritjes ekonomike mbetet shqetësim për situatën që do të krijojnë këto detyrime.

KLSH kërkon me insistim një vëmendje maksimale mbi normën e rritjes së të ardhurave për efekt të respektimit të kufirit të 5 përqind gjatë periudhave koncesionare të kontraktuara.

Një tjetër shqetësim është dhe vëmendja ndaj ndikimit të projekteve Partneritet Publik Privat në borxhin publik, i cili për KLSH ndikohet nga këto kontrata koncesionare.

Por ndërsa situata konsiderohet e rrezikshme, qeveria ka vazhduar me miratimin e një tjetër koncesionari. Pasi tre ditë më parë në buletinin zyrtar u publikua fituesi i ndërtimit të portit të jahteve në zonën e Kepit të Rodonit, një nga bukuritë e rralla të paprekura deri më tani të Shqipërisë, me vlerë prej 10 milionë euro, për trafikantin ndërkombëtar të drogës Roland Ziu.

Kjo tregon qartë se Edi Rama nuk pyet jo vetëm për alarmin e dhënë nga KLSH, por as nga paralajmërimet e FMN, Bankës Botërore, SHBA dhe Këshillit të Europës që të ndalojë dhënien e punëve publike përmes koncesioneve me PPP./Pamfleti/