“Po ta ngacmonte vajzën time”/ Përdh.un.imi i të miturës nga 65-vjeçari, apeli i gazetarit të njohur

Ngjarja e tm.errshme që ka ndodhur në Tiranë, ku një e mitur u abuzua se*ksualisht nga 65 vjeçari nga Abaz Doku, dhe tre të rinj ka shkaktuar shumë reagime.

Gazetari Edi Oga i ka bërë apel shoqërisë shqiptare, që të mos harrojnë pas tre ditësh.

Postimi i plotë:

Historia e fundit me pe.dofili, përdhunim me shantazh, indiferencë dhe heshtje të tipit “omertá”, nuk duhet lënë të harrohet për 3 ditë, si çdo më.nxyrë tjetër që ndodh në këtë vend! Në të kundërt, ajo do të përsëritet më shpejt, më ashpër dhe më pranë secilit prej nesh!

Jam i ndërgjegjshëm që kjo më lart është retorikë. Empatia, në këto kohë është e rrallë dhe zgjat shumë pak. Aq pak, sa nuk prodhon asgjë të qenësishme. Asnjë veprim konkret më tepër sesa një status në Facebook.

Nuk na vjen mirë kur na rendisin mes shoqërive të pazhvilluara. Nëse kjo do të kish ndodhur në perëndim, shteti përkatës do kish reaguar fuqishëm në të gjithë komponentët e së keqes. Tek ne mjaftohen me ndalimin e autorit dhe qortimin e bashkëpunëtorëve. Ndërkohë, nuk janë të paktë ata (pisa) që problemin kryesor e gjejnë te viktimat, tek vajza dhe familja e saj. Sigurisht, edhe ata kanë pjesën e tyre të fajit që historia zgjat më shumë se një ditë e keqe me një ngacmim. Në një familje ku ka komunikim, vajza do kishte treguar në shtëpi që ditën e parë. Prindërit do të kërkonin menhëherë ndihmën e shtetit dhe nëse kjo nuk do të vinte në kohë, të prekurit nuk do të ngurronin të bënin vetëgjy.qësi. Por familja me sa duket ishte e pamundur të kuptonte dhe të reagonte në kohën dhe mënyrën e duhur. Me siguri familja është ndjerë e pafuqishme të përballet njëkohësisht me të keqen dhe aleatët e saj të shumtë; përd.hunuesi-mo.nstër i moshuar, përd.hu.nuesit e tjerë, çunat e lagjes që shkëmbejnë videot, komshinjtë që pëshpërisin thashetheme, mësuesit e shkollës që interesohen vetëm për ç’ka libri, policët që kanë punë më “serioze” për të bërë… Gjithkush, jashtë derës së asaj shtëpie në periferi, i jepte të drejtë me arrogancë vetes që të zbavitej me këtë fëmijë të shkretë dhe në rastin “më të mirë” të qëndronte indiferent. Dhe ja ku të çon ky indiferentizëm! Ky indiferentizëm ushqen mentalitetin që i jep “kredite” përdh.unuesit dhe de.monizon vi.ktimën e tij, përsa kohë viktima është në një shtëpi tjetër.

Në atë komunitet, ka edhe nga ata që kanë reaguar “ashpër”. “Po të ngacmonte vajzën time kështu, do t’ia kisha nxjerrë sytë”, tha dikush në lagje pasi pa videon e përd.hu.nimit. E tha këtë por nuk e denoncoi atë që pa. Iu duk normale, përsa kohë vajza në atë film nuk ishte vajza e tij. A nuk kemi reaguar të gjithë kështu? Duke i bërë apel ndjenjës shtazarake të vetëgjy.qësisë? Duket si mënyrë e justifikuar për të marrë shpagim, por të gjithë e dimë se nuk është ajo e duhura.

Shoqëritë e qytetëruara kanë mënyra të tjera për t’i zgjidhur këto probleme. Ne nuk jemi. Ne jemi primitivë. Për dreq, ne nuk kemi më as shtet!