Po tallen me Shqipërinë? Përcjellin me deklaratë vendimin e rëndësishëm

Teksa ishte njoftuar që ditën e sotme do të merrej vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë, Deutsche Ëelle shkruan se ministrat e Jashtëm të BE pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën e nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.

Nga Deutsche Welle

Në mbledhjen e sotme (18.06) të ministrave të vendeve anëtare të BE-së nuk duket se do të merret ndonjë vendim përfundimtar për çeljen e negociatave me Shqipërinë apo Maqedoninë e Veriut, por do të lëshohet një deklaratë apo vendim paraprak që do të tregojë rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën.

Gjermania e merr vendimin në shtator apo tetor

Ministri gjerman i shtetit për Evropën Michael Roth, para takimit tha: “Para një viti u kemi dhënë detyrat e shtëpisë dy vendeve dhe ata i kanë përmbushur. Veç kësaj Maqedonia e Veriut ka arritur të zgjidhë një konflikt 30 vjeçar me Marrëveshjen e Prespës”. “Dhe kjo është e pashembullt dhe duhet shpërblyer”, ka shtuar ai. Roth shtoi se për arsye kohe Gjermania do ta marrë vendimin në shtator ose tetor.

Ndërsa ministri austriak për Evropën, Alexander Schalenberg tha, se “do të ishte një sinjal shumë i keq, nëse do t’u kthenim shpinën këtyre dy vendeve. Nuk ka rëndësi data e çeljes së negociatave, rëndësi ka që të ndodhë sa më shpejt dhe sot të arrijmë një vendim paraprak”.