Po vjen “Fast and the Furious 9”, njihuni me shqiptarin që do të marrë pjesë në film

Shqiptarët duket se tashmë do të kenë një vend edhe në një ndër filmat më të shikuar në botë.

Në filmin e ri të ‘Fast and the Furious 9’ në vendin e ‘The Rock’ pritet që të futet amerikani me origjinë shqiptare John Cena.

Ky ndryshim u deklarua pikërisht nga aktori kryesor Vin Diesel, i cili tha se John Cena do jetë pjesë e një seri filmash të reja me super makina dhe super emocione aksioni.

Filmi i ri i ‘Fast and the Furious 9’ pritet që të jepet në kinema në Prillin e 2020 dhe atje do të shikojmë se si John Cena do të luajë si aktor.

Me siguri që zgjidhja e John Cena do të jetë një arsye më shumë që shqiptarët të shikojnë filmin.