Po vjen “hataja”/ Meteorologët japin alarmin: Ja çfarë do të ndodh me motin

I nxehti duket se ende nuk ka ikur.  Kjo javë e sapo nisur pritet të sjellë temperatura të larta në të gjithë territorin e vendit, ndërsa do të mbizotërohet nga kthjellimet.

Sipas Meteoalb, temperaturat vijojnë të rriten gradualisht, ndërsa pritet që të kapin vlerën e vlerat 35⁰C – 36⁰C.

“Kjo jave MBIZOTEROHET nga kthjellime dhe temperatura te larta, ne te gjithe territorin Gjate pasditeve ne zonat malore priten kalime vranësirash te lehta.

Temperaturat e ajrit VIJOJNE te rriten gradualisht duke shenuar ne mesdite vlerat 35⁰C – 36⁰C”, shkruan Meteoalb.