Po xhironte këngën me këngëtarin shkodran, Anxhela Peristeri tregon atë që nuk e dinte askush

Ajo është një këngëtare mjaft e dashur për publikun shqiptar, me një zë të bukur dhe gjithmonë e buzëqeshur në skenë. Bëhet fjalë për këngëtaren Anxhela Peristeri. Ajo gjithnjë ka ditur të sjellë hite dhe vetëm pak ditë më parë ka publikuar këngën Muza ime, një bashkëpunim me Mateus Frrokun.

E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, Peristeri tregoi prapaskenat e realizimit të klipit dhe tregoi se gjatë xhirimeve janë bashkuar edhe kalimtarë.

“Muza ime” është një këngë e kompozuar nga Kledi Bahiti, kam 4 vite që bashkëpunoj me të. Ka qenë ide e Mateusit që të realizonim këngën bashkë dhe më ka pëlqyer që në fillim. Teksti i refrenit ishte bërë nga Fifi dhe unë bashkëpunova me të dhe bëmë edhe strofat. Kënga është pëlqyer shumë. Videoklipi është xhiruar në Tiranë për një ditë, donim të ishte diçka e thjeshtë. Gjatë xhirimeve të kripit në pedonalen e Tiranës na janë bashkuar edhe shumë qytetarë”, tha Peristeri.