Policë në kufi me Greqinë, ja ç’po ndodh natën atje

Pikar e kalimit kufitar te Kakavijës, kufizohen me disa fshatra greke. Kalimi nëpër këto zona mund të bëhet vetëm me mjete të larta, sepse aty ka terren malor.

E në fokus të punës së Frontex e cila eshte dislokuar aty prej disa ditesh, krahas ndalimit të k.landestinëve është edhe l.ufta e t.rafikut të n.arkotikëve apo a.rmëve ndërsa në bazë në marrëveshjes me qeverinë shqiptare parashikohet që në varësi të situatave përveç 50 oficerëve të dislokuar mund të vijnë edhe oficerë të tjerë shtesë nëse do të jetë e nevojshme.

Në pikën e kalimit kufitar Kakavijë janë vendosur 21 oficerë të Frontex ndërsa 29 të tjerë në Kapshticë.

Gjatë paradites dy oficerë të policisë Gjermane kontrollojnë gjithë perimetrin ndërsa një tjetër kalon në “sitë” dokumentet që dyshohen të falsifikuara.

Puna vështirësohet edhe më shumë gjatë natës.

Tashmë radhën e turnit e kanë oficerët Çek dhe ato Austriak.

Kufiri i gjelbër është një sipërfaqe qindra hektarësh ku vetëm pajisjet speciale mund të gjurmojnë trafikantët apo grupet e emigrantëve.

“kjo është një pikë e nxehtë sa i takon rrugë kalimit të emigrantëve. Nga hetimet rezulton se ata qëndrojnë buzë lumit deri sa të errësohet dhe në këtë mënyrë kanë më shumë mundësi të kalojnë në territorin shqiptar”.