Policia bastis lokalin në ish- Bllok, efektivët shtangen nga ç’ishte bërë brenda

Katër persona janë arr.estuar nga policia e Tiranës, pasi tregtonin ko.kainë në një lokal në zonën e ish-Bllokut.

Ja njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Blloku”, për goditjen e veprimtarisë kri.minale në fushën e dro.gave të forta.

Operacioni nga Seksioni i Na.rkotikëve në D.V.P Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Sek.uestrohen në një lokal të përshtatur për përdorim lë.ndësh na.rkotike, doza me lëndë na.rkotike Kokainë, fis.hekë luftarakë e një ar.më e ftohtë th.ikë.

Në pranga 4 shtetas, ndërmjet tyre pronari dhe administratori i lokalit, si dhe tre të tjerë janë proceduar pe.nalisht në gjendje të lirë.

Seksioni i Narkotikëve në D.V.P Tiranë pas një pune hetimore, në kuader të procedimit penal të vitit 2019, ndjekur me metoda speciale të hetimit dhe në zbatim të Vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Tiranë finalizoi me sukses operacionin policor “BLLOKU”, si rezultat i të cilit u arr.estuan në fla.grancë shtetasit:

O. P., 38 vjeç, per kryerjen e veprave penale ”Përshtatja e lokalit për përdorim d.roge” dhe “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikeve” kryer në bashkëpunim. (pronar i lokal ndodhur në zonën e ish-Bllokut).

A. A., 22 vjeç, për kryerjen e veprave penale “Përshtatja e lokalit për përdorim dr.oge” dhe “Prodhimi dhe shitja e nar.kotikeve” kryer në bashkëpunim (Administrator i një lokali në zonën e ish-Bllokut.

A. Ll,, 30 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e na.rkotikeve”. (kamarier i lokalit).

E. H., 31 vjeç, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e ar.mëve të ftohta” (klient i lokalit).

Janë proceduar në gjendje të lirë dy shtetas për kryerjen e veprës penale ”Prodhimi dhe shitja e nar.kotikeve” dhe një shtetas tjetër për kryerjen e veprës penale ”Mbajtja pa leje e armëve shp.ërthyese dhe i mu.nicionit”.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kishin marrë informacion se pronari i një lokali në zonën e ish-bllokut, shtetasi O. P. ushtronte aktivitetin e shitjes së lëndës narkotike Ko.kainë në doza të vogla klientëve të tij dhe për ushtrimin e këtij aktiviteti kri.minal përdorte kamarierët dhe banakierët, të cilët mbanin kontakt të herëpashershëm me klientët e këtij lokali, për të mos rënë në sy.

Pas dokumentimit të këtij aktiviteti kriminal është siguruar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Tiranë lejimi i kontrollit të brendshëm dhe të jashtëm të lokalit, dhe si rezultat i kontrollit të befasishëm u bë kapja në fla.grancë e shtetasve të lartëpërmëndur duke tregtuar lëndë na.rkotike Ko.kainë.

Gjatë kontrollit të ushtuar, dy klientëve u është gjetur nga një dozë me lëndë na.rkotike të dyshuar K.okainë. Po gjatë kontrollit në brendësi të lokalit, në pjesën e fundit të banakut, në një ambient të veçuar, me hyrje nëpërmjet banakut janë konstatuar mbetje lëndë pluhur e bardhë e dyshuar Ko.kainë, e sende të tjera që shërbejnë për mbajtjen dhe përdorimin e lëndës na.rkotike.

Në momentin e kontrollit nga Policia, kamarieri i lokalit shtetasi A.LL ka hedhur në tokë një kuti shkrepse me katër doza ko.kainë

Në pjesën para banakut të lokalit është gjetur një qese brenda së ciles, ndodhet nje leje drejtimi me emrin e shtetasit E. H., dhe një th.ikë me palosje e cila ishte hedhur në dysheme nga shtetasi E.H. Gjithashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe 9 fishekë luftarak.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Prodhim dhe shitje nar.kotikësh kryer ne bashkepunim”, “Përshtatje e lokalit për përdorim dr.oge”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve dhe municionit luftarak”.