Policia e BE merr nën kontroll kufijtë e Shqipërisë, bllokohet largimi i parave me thasë nga pushtetarët e korruptuar

Qeveria e Edi Ramës jashtë binarëve dhe e pabesueshme, Bashkimi Evropian vendos të kontrollojë vetë kufijtë shqiptarë për ta ndaluar trafikun e drogës, emigrantët e paligjshëm dhe fshehjen e parave jashtë vendit.

Policia e Bashkimit Evropian do të marrë zyrtarisht nën kontroll kufijtë e Shqipërisë për të gjurmuar dhe parandaluar çdo veprimtari të paligjshme. Tani e tutje kufiri i Shqipërisë do të jetë në duart Agjencisë së Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian. Kjo marrëveshje e miratuar nën presion nga Parlamenti Shqiptar ka shqetësuar pushtetarët dhe ish-pushtetarët shqiptarë, të cilët para ngritjes së PSAK-ut kanë nisur të largojnë me thasë jashtë Shqipërisë paratë e korrupsionit dhe trafiqeve. Pushtetarët dhe ish-pushtetarët shqiptarë do ta kenë shumë të vështirë të largojnë nga Shqipëria përmes detit, aeroportit dhe kufirit tokësor paratë e korrupsionit apo sendet me vlerë, produkt i parave të pista.

Nga ana tjetër, kjo marrëveshje konfirmon se qeveria e Edi Ramës ka dalë nga binarët dhe nuk është e besueshme për BE sa i takon kontrollit të kufirit, i shpartalluar në të gjithë anët nga bandat e drogës dhe politikanët e korruptuar. Këtë e konfirmon edhe fakti, se Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian ka marrë nën kontroll vetëm kufirin e Shqipërisë dhe të asnjë vendi tjetër në Ballkan që aderon për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian. Serbia, Maqedonia, Kosova dhe Mali i Zi i menaxhojnë dhe kontrollojnë vetë kufijtë e tyre. Megjithatë, qeveria e Edi Ramës është munduar që ta paraqesë si sukses këtë marrëveshje, kur në fakt një gjë e tillë ka ndodhur vetëm në vitin 1997, kur forcat e huaja partnere morën nën kontroll situatën pasi mafia politike shqiptare e fundit vendin në luftë.

Marrëveshja do të zbatohet vetëm në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe do të mbulojë të gjitha aspektet e nevojshme për kryerjen e aksioneve nga Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian në Republikën e Shqipërisë, që do të zhvillohen në vendit tonë. Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian mund të përdorë edhe armët kur e shikon të nevojshme apo kur përfaqësuesve të saj u rrezikohet jeta në kufirin shqiptar. Agjencia e Rojës Bregdetare dhe Kufirit Evropian mund të kryejë edhe operacione mbi bazën e një plani operacional. Plani

operacional do të dakordёsohet nga shteti anëtar ose shtetet anëtare, që kufizojnë zonën operacionale, dhe vendit të tretë./Pamfleti