Policia e tërhoqi zvarrë si qen, ja historia e dhimbshme e shkodranit

55 vjeçari Gjergj Çuni i cili u bë një personazh i njohur gjatë protestes së kësaj të enjte, pasi u pa në pamje ndërsa policia e tërhiqte zvarrë, ka një histori sa të dhimbshme, aq edhe të vështirë. Pas kontakteve me familjarë të tij, kemi mësuar se atij prej pak muajsh i është hequr pagesa e kempit që përfitonte si invalid, kjo vetëm pasi ai u pa të merrte pjesë në protestat e opozitës të zhvilluara si në qytetin e Shkodres ashtu edhe në Tiranë.

Gjergj Çuni trajtohet prej vitit 2011 me statusin e invalidit të punës, për shkak se ai ka një frakturë të lartë të middiafizës fibulare si dhe ka ndryshime artrozike tibio talare dhe talo – kalkancare, stif metalik fibular.

Kontrolli i tij është kryer përpara komisionit në Shkoder dhe Tiranë, ku në kryeqytet kempi epror i dha në kontrollin e fundit të vitit 2017, një kemp 1 vjeçar. Në kontrollin e fundit në Tiranë, për çudi mësohet se Gjergji në komisionin e Tiranës, siç duket pas një urdhëri të dalë nga lart, mjekëve ju rezulton i aftë për punë.

Por kushdo që e njeh shtetasin në fjalë, mund të konstatojë lehtësisht se si këmba e tij është më e shkurtër, në të cilën ka të vendosur një hekur që vëhstirësisht i lejon ecjen, e jo më për të kryer një punë. Pamja e shëmtuar që u shfaq në sytë e të gjithëve këtë të enjte jo vetëm nuk ka nevojë për shumë komente, por tregon gjendjen se ku ka degraduar shteti, duke përfunduar në atë pikë sa të mos mbrojë asnjë invalid, por ta trajtojë atë më shpërfillje.

Edhe sikur Gjergji të ishte prezent në cdo protestë, shteti i cfarëdo partie apo ngjyre qoftë ai nuk mund të sillet në këtë formë me të, apo të tjerë shtetas që vuajnë nga të tilla sëmundje të renda, e tu prese edhe atë burim jetese.

Ato pak para nuk janë vetëm për ushqimin e tij, por edhe sigurimin e medikamenteve të nevojshme për mjekim dhe cdo nevoje tjetër që mund të ketë sot një invalid në shtetin shqiptar. Për rastin në fjalë natyrshëm duhet që me forcë të reagojë drejtoria e shërbimit social shtetëror e Shkodres dhe Tiranës, si dhe vetë ministrja Manastirliu, që asesi nuk duhet të heshtë përballë një skandali të tillë./ShkodraNews