Policia hap kamerat, shkon në 60 numri i të shoqëruarve

Është rritur me shumë shpejtesi në pak minuta numri i protestuesve të shoqëuar në polici. Ndërsa mëngjesin e sotëm raportohej për 40-45 të shoqëruar, tashmë ky numër arrin në 60. Kështu raportojnë mediat, ndërsa Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka lajmuar një deklaratë në orën 12.30 n nga Ministria e Brendshme.

Sipas informacioneve nga Policia e Tiranës ka identifikuar nga pamjet filmike protestuesit, por nuk dihet ende akuza e saktë që rëndon mbi ta. Mbrëmjen e djeshme, policia shoqëroi 20 persona ndërsa sot paradite numri i tyre ka shkuar në 60. Kujtojmë se opozita ditën e djeshme zhvilloi protestën e nëntë të saj, ku pati dhe akte dhune.

Pesë policë mbetën të lënduar dhe sipas PD-së janë plagosur dhe 15 qytetarë përfshirë këtu reporterin Arben Dajçi dhe një gazetare. Po ashtu u qëlluar më gurë dhe bojë drejt Kryeministrisë dhe Kuvendit, por u dogj dhe një makinë dhe një kioskë. Partitë opozitare prej datës 16 shkurt kanë nisur valën e protestave dhe kërkojnë largimin e Edi Ramës si kryeministër. Ata kanë dorëzuar mandaetet e deputetëve dhe kërkojnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kërkesa e tyre është “Qeveri tranzitore pa Ramën kryeminsitër”. Nisja e protestave të opozitës ka futur vendin në një krizë institucionale, ku ende nuk ka asnjë hap pas nga të dyja palët.