Policia i bëri kurrizin më të butë se barku, kjo është gjendja e Sahit Dollapit pas operimit

Protesta e 11 majit do të mbahet mend si një ndër protestat më të dhu-nshme.

Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, i është nënshtruar sot një ndërhyrje kirur-gjikale pas traumës që iu shkaktua nga dh-una e Policisë në protestën e 11 Majit.

Sahiti u operua në shpatull dhe sipas informacioneve më të fundit operacioni ka rezultuar me sukses dhe gjendja e tij shëndetësore duket e stabilizuar.

Dollapi u dhunua me shkopinj gome nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë gjatë momentit që po përpiqej të mbante demonstruesit që të mos godisnin Policinë.

Më pas ai u mbajt i lënduar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, derisa me ndërhyrjen e opozitës dhe të Presidentit Meta, u shoqërua për kurim në Spitalin e Traumës në Tiranë.