Policia identifikon segmentin më të rrezikshëm të kryeqytetit, nxjerr Shqiponjat dhe…Ja çfarë ndodhi mbrëmë natën

Kontrollet e nisura më herët, nga rrugoret e kryeqytetit me efektivë civilë në rrugët urbane dhe interurbane, po vijojnë akoma në bashkëpunim me Forcat “Shqiponja”në unazën e madhe si një nga segmentet më të rrezikshme të kryeqytetit.

Sipas policise, “për shumë drejtues mjetesh dhe motomjetesh, kjo rrugë Interurbane në orët e vona të natës, shfrytëzohet si “pistë garash” ku finishi i saj mbetet, aksidenti me pasojat e tij të tmerrshme”.

“Nga kontrollet e deritanishme janë evidentuar dhe proceduar administrativisht 5 drejtues mjetesh dhe motomjetesh për gara me shpejtësi, 3 drejtues mjetesh për drejtim
mjeti nën ndikimin e alkoolit, 3 drejtues mjetesh për xhama të errët.

Para se të garosh në rrugë, kujto pasojat e atyre që gabuan para teje”.