Policia ka fr.ikë për sonte, pajisja super moderne zbarkon në “Air Albania”, ten.sion për Tirana- Crvena Zvezda



Ka te.nsion para ndeshjes së sotme në “Air Albania”.  Klubi i Tiranës kërkoi ndihmën e policisë pasi sipas tyre një tifogrup kishte menduar ngritjen e një droni me simbolet shqiptare.



Por nëse plani do të vendosej në zbatim, atëherë bardheblutë mund të marrin një dënim të rëndë nga UEFA çka i rrezikon garën europiane.



Për këtëq arsye autoritette kanë sjellë një pajisje të re në stadiumin “Air Albania”. Funksioni i saj është për të bllokuar valët duke e bërë të pamundur ngritjen e dronëve të telekomanduar.

Pajisja do të vendoset në punë menjëherë me fillimin e ndeshjes, duke zgjidhur problemin e Tiranës pasi asnjë dron nuk mund të fluturojë në “Air Albania”.