Policia nuk ndalet, shkon në mbi 40 numri i protestuesve të shoqëruar

Të tjerë protesues janë shoqëruar nga policia, ku deri më tani numri i tyre ka shkuar në më shumë se 40. Shoqërimet kanë nisur që në orët e vona të mbrëmjes së kaluar me mbylljen e protestës dhe përgjatë gjtihë natës por ato kanë vijuar edhe mëngjesin e sotëm.

Mbërmjen e djeshme kujtojmë që në komisariatet ku u ndodhën protestuesit mbërritën edhe ish-deputetë të PD dhe kërkuan lirimin e të shoqëruarve.

Në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranë shkoi Edmond Spaho, Bardh Spahia, Endri Hasa, Romeo Gurakuqi, Klevis Balliu dhe Edi Paloka.