Policia shoqëron Ilda Bejlerin pas aksidentit, ja deklarata e parë e saj

Është shoqëruar në polici gazetarja, Ilda Bejleri.

Burime për dritare.net bëjnë me dije se gazetarja është shoqëruar pranë komisariatit numër 2, Tiranë.

Fillimisht ajo e mohoi lajmin per aksidentin dhe ne media tha se mediat genjejne.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte. Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital. Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm. Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi. Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”- ky është rrëfimi i zonjës E.Gj për dritare.net. Po e vëmë në dispozicion të policisë e cila në njoftimin më poshtë thotë se kërkon autorin.

Zonja ndodhet në Spitalin e Traumës. Kjo është fotoja e saj /dritare.net