Policia zbarkon në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, ka informacione se…



Forca e posaçme “Shqiponjat”  arrestuan një 26-vjeçar, e sekuestruan k.okainë te ndarë në doza, një sasi lekësh e përfituar nga shitja e kokainës dhe dy aparate celular.





Nga forca e posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, si rezultat i kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë së kundërligjshme, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative se një 26-vjeçar shpërndante k.okainë në doza të vogla, kanë organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij.

Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

S. Rr. 26 vjeç, banues në lagjen “Naim Gjylbegu”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Dergut”, lagjja “Naim Gjylbegu”, Shkodër, forca e posaçme “Shqiponja” e DVP Shkodër, pas kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Mercedez Benz” i kanë gjetur 10 doza me lëndë narkotike k.okainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Në vijim të kontrollit fizik të ushtruar shtetasit S. Rr. i janë gjetur 35.200 lekë dhe dy aparate celular.