Policit i ikën truri, kap për fyti dhe dhunon studentin brenda Fakultetit (video)

Një incident i rëndë ka ndodhur në ambientet e Fakultetit Ekonomik, ku një punonjës policie është konfrontuar me një student. Ngjarja ka ndodhur në hollin e fakultetit.

Në mënyrë të paligjshme dhe pa një kërkesë nga dekanati, policia jo vetëm që ka hyrë në Fakultet, por edhe ka ushtruar dhunë mbi disa prej studentëve. Një nga rastet më flagrante shfaqet dhe në videon e mëposhtme siguruar nga Faxëeb.al.

Më herët ne kemi raportuar dhe tensionet në ambientet e jashtme, ku policia dhe rojet private tentuar që të ndalonin studentët të futeshin në Fakultet. Disa prej studentëve deklaruan se u shtynë nga policia, ndërsa një prej të rinjve ka marrë plagë në dorë nga përplasja.

Klikoni KETU per te pare videon