Politika ka ngecur me ‘Zgjedhoren’/ Yuri Kim bën lëvizjen e papritur, i thërret të gjithë me radhë në…

Duket se ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vendin tonë tashmë e ka marrë si sfidë personale këtë ccështjen e reformës zgjedhjore.

Anëtarët e Këshillit Politik Damian Gjiknuri, Rudina Hajdari, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili do të zhvillojnë sërish takim me ambasadoren e SHBA Yuri Kim.

Takimi i dytë brenda ditës me në fokus ngërçin për Zgjedhoren do të zhvillohet në rezidencën  e ambasadores.

Në takimin e sotësh ndodhet edhe ambasadori i BE Luigi Soreca, ambasadori i Britanisë Duncan Norman dhe përfaqësuesi i OSBE.