Politika për***** shqiponjën në flamur, skandal c’po ndodh me simbolet kombëtare

Një skandal është ajo që po ndodh me simbolet kombëtare, konkretisht me shqiponjën mbi flamur. Ka qenë zëvendëskryetari i LSI-së, Luan Rama ai që ka akuzuar sot Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme se është duke kryer një akt skandaloz me simbolet kombëtare.

Përmes rrjetit social Rama thotë: Skandal: Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! E kam denoncuar edhe më parë, e denoncova sërish në Kuvendin e Shqipërisë para deputetëve dhe ministrave të qeverisë, por askush nuk reagoi! Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme e Republikës së Shqipërisë, përdor shqiponjë të bardhë në flamurin kombëtar! Akt skandaloz, veprim i turpshëm dhe fyerje e rëndë ndaj simboleve kombëtare, shkelje flagrante e Kushtetutës dhe e ligjit!”, shkruan Luan Rama.