Politikani i njohur shqiptar merr lajmin e keq, ja gjendja e tij



Ish-kryeministri i Kosovës, njëherësh lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka njoftuar se ka dalë pozitiv në testin për COVID-19, sëmundjen që e shkakton koronavirusi i ri.



Ai ka thënë se dy ditë më parë ka pasur simptoma të lehta të sëmundjes dhe më pas i është nënshtruar testit për koronavirus.



“Parmbrëmë kisha disa simptoma: kokëdhembje të lehtë, pak koll dhe dhembje e skuqje të syve. Dje jam testuar për COVID-19 dhe kam rezultuar pozitiv. Në dy javët në vijim do të qëndroj në vetizolim”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Facebook.