Populli s’duhet shkatërrojë varrezat turke, por të varrosë 4 varrexhinjtë e Shqipërisë

Nga Kreshnik Spahiu

Sapo lexova në rrjetet sociale, që disa “patriotë” do grupohen të martën për të shkatrruar memorialin e turqve të vr.arë nga grushti shtetit kundër Erdogan.

Unë isha ndër të parët që shkrova dhe denoncova marrëveshjen PS-PD për ngritjen e këtij memoriali dhe jam sërish i pari që denoncoj me forcë një maskaradë tjetër që po tentohet: “Dh.una kundër varreve”.

Të shkatërrosh varret nuk ka qënë dhe as do jetë traditë shqiptare por thjesht një frymë barbare.

Eshtrat e viktimave të luftës politike në turqi nuk kanë asnjë faj pse Rama-Berisha-Basha-Meta janë pa integritet, pa moral, pa atdhedashuri, pa përgjejgjshmëri, pa karakter dhe pa skrupuj. E keni parë si hesht Sali Berisha që s’lë idiotizëm pa publikuar në facebookun digital?

E keni parë si hesht Meta që s’ka lēnë qen e mace pa dal foto në majë maleve dhe shkurreve këtë verë?

E keni parë si hesht Basha dhe luan me dy porta duke dërguar anëtarin e kryesisë dhe sekretarin me jashtë në varreza për solidarizim me Partinë Socialiste?

E keni parë si hesht Edi Rama për memorialin dhe del çdo mëmgjes foto nga bregdeti Jon?

Mos guxoni ti prekni varrezat turke se nuk e ndryshojnë ato Shqipërinë. Mos i prekni as varrezat turke dhe as greke.

Mos su.lmoni lapidarët bullgar apo serb. As tabelat maqedonase nuk na e kanë fajin. Mos u ankoni për sheshet amerikane apo ruse në Bathore apo Kuçovë!

Heroizmi dhe patriotizmi nuk është luftë me varre por beteja me varrexhinjtë e Shqipërisë.

Po patët këllqe varrosni këta 4 varrexhinj që prej 30 vitesh nuk meritojnë më shumë se të mbeten fosilet e kombit.

Ata e kanë mbushur Shqipërinë me varre ushtarësh të huaj dhe kanë varrosur historinë e Shqipërisë. Ata kanë shembur malet dhe kanë mitizuat halet.

Gjergj Kastrioti nuk luftoi kundër varreve turke por kundër një perandorie sulltanësh! Varrosni sulltanë që të shpëtoni Shqipërinë!

Lexo edhe: