‘Populli të marrë ar.më.t’, Braçe serish ironi the.rëse me Metën

Kanë vijuar serish deklaratat në distancë në lidhje me atë që tha sot Presidenti i Republikës, Ilir Meta.

Zv.kryeministri Erion Braçe ka ironizuar deklaratën e Metës se nëse mazhoranca i kap të gjitha pushtetet popullit i mbeten tre zgjidhje, një ndër to është që të rrëmbejnë ar.më.t.

, Braçe ka postuar foto nga Panairi i Librit, ku edhe duken të rinjtë që janë dyndur për të blerë botimet e ekspozuara.

“Pas thirrjeve “për të marrë armët”, populli dyndet e ble libra. Armët jashtë rendit kushtetues e ligjori kanë banditët, jo populli! Librat nuk arrijnë kurrë tek banditët!,”– shkruan në postimin e tij Braçe.