Postimi prekës i këngëtares/ 3-vjeçarja në luftë për jetën, apeli rrëqethës i Aurela Gaçes

Vajza që shikoni në fotot quhet Gilda Uka,  3 vjeçë dhe vuan nga leucemia akute. Gjendja e saj është shumë e rënduar, edhe për faktin se në vendin tonë mundësia për ta kuruar është pothuajse zero.

Kurimi në itali kushton 30000 € dhe familja e saj e ka të pamundur të sigurojë eurot dhe me dorë në zemër, bën thirrje për ndihmë.

Rastin në rrjetet sociale e ka publikuar këngëtarja Aurela Gaçe, e cila shprehet se engjelli ka nevojë për ne.

‘Engjelli ka nevoje per ne. E kam te pamundur te bej sikur nuk e kam pare…..dikush jeton, e Zoti na dhente shendet, por dikush lufton per jeten …vetem 3 vjec.

Ne Facebook tim keni edhe linkun . Une ,sigurisht sapo u bashkova me shume njerez qe kane kontribuuar deri tani( sadopak eshte ndihme per te) linkun e gjeni ne dy nga storyt e fundit tek une)’, shkruan Aurela.