Pozitiv me ko.ronavir.us, Ronaldo i habit të gjithë me veprimin e sotëm



Prej dy ditësh ylli portugez i futbollit, Cristiano Ronaldo, është me ko.ronavi.rus. Por ai nuk qëndron në Portugali në karantinë.



Ai ka vendosur këtë pasdite të kthehet në Torino, për të qëndruar aty në karantinë.



Ai do të udhëtojë nga qendra stërvitore në aeroport me një ambulancë, ndërsa më pas do të fluturojë nga Portugalia në drejtim të Italisë me një avion privat.

CR7-ta kreu dy teste në laboratorët që përdor Federata Portugeze dhe ka rezultuar pozitiv, ndërkohë që ka kërkuar të bëjë edhe një test në një laborator tjetër, ku përgjigjja ka dalë e paqartë.