Prag-fushata elektorale zgjon nga gjumi socialistët shkodranë, ja çfarë i bëjnë Voltanës



Prag fushata elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021 i ka zgjuar socialistët e Shkodres, të cilët pas serisë së takimeve me banorët e zonave të ndryshme, për të cilët kujtohen tu dëgjojnë zërin kur ju duhen votat, tashmë janë kujtuar të nisin edhe su.lmet ndaj Voltana Ademit. Prej marrjes së mandatit i kanë votuar cdo gjë që ju ka vënë përpara në këshill, por në këto muaj për të rënë në sy të elektoratit për oponencë, kanë vijuar serinë e kritikave, ku irritimin e kanë gjetur tek 29 nëntori, dita e çlirimit të Shqipërisë.



Pas veteranëve dhe familjarëve të LANÇ, edhe nga selia e PS shpejtuan ta cilësojnë bashkinë Shkoder si moniste, e Voltana Ademin si njeriun që përfitime politike shtrembëron historinë dhe nuk njeh datën e çlirimit të Shkodres dhe Shqipërisë. Fakt që Ademi e ka shprehur prej vitesh dhe PD asnjëherë nuk ka pranuar që ta përkujtojë këtë datë në Shkoder, e ku socialistët jo vetëm janë pajtuar, por madje Ademit i kanë shkuar në ceremonitë e organizuara për 28 nëntor, e më pas kanë heshtur, e në rastin më të mirë i kanë votuar cdo vit edhe buxhetin, pavarësisht faktit se 29 nëntori nuk ishte i shënuar në asnjë rresht të tij.



Edhe këtë herë fasada sa për të thënë u pa qartë, pasi nëse vërtetë do të ishin të pakënaqur me veprimet e Voltana Ademit, së paku do ti kishin vënë veton në këshill, pasi pa votat e PS kryetarja në detyrë e bashkisë Shkoder nuk mund të kryejë asnjë veprim. “Lotët e krokodilit” për 29 nëntorin tregojnë edhe njëherë tjetër gjendjen në të cilën ka rënë mazhoranca qeverisëse në Shkoder përballë pushtetit vendor, i cili po vepron sipas orekseve të një individi të vetëm./ShkodraNews