Pranë protestës dhe me ankth, të shtunën Vllaznia vendos…

Humbja e Kamzës ndaj Teutës ditën e djeshme ka barazuar me pikë Vllazninë dhe rivalin e saj për mbijetesë, pra Kamzën. Tashmë të dyja skuadrat kanë nga 23 pikë dhe në javën e fundit të kampionatit kombëtar të basketbollit luajnë në transfertë.

Kështu, Vllaznia udhëton drejt kryeqytetit për tu ndeshur me Partizanin, ndërsa Kamza drejt Durrësit për tu përballur me Goga Basket. Të dyja takimet luhen të shtunën, por ndeshja e Kamzës në ora 17:00 ndërsa ajo e Vllaznisë në ora 18:00.

Vllaznia do të vendosë fatet e sezonit në Tiranë, aty ku opozita ka planifikuar një protestë në të njëjtën orë me ndeshjen e Vllaznisë, por që nuk kanë asnjë lidhje me njëra-tjetrën.

Shkodranët do e perjetojne me ankth këtë ndeshje, pasi në rast fitore dhe një humbje të Kamzës, do të sigurojnë qëndrimin në Superligë, edhe pse do të luhen dy ndeshje play-out me ekipin e vendit të dytë në Kategorinë e Parë, por që shanset për të mposhtur cilindo kundërshtar janë të larta. Prandaj e rëndësishme është që mbyllja e sezonit mos ta gjejë në vendin e fundit. /ShkodraNews

Lexo edhe: