Pr.anga ish-kryetarit të Komunës në Shkodër, shpërdoroi detyrën dhe…

Detaje te reja kane dale ne drite lidhur me arrestim.et e ndodhura mesditen e sotme ne Shkoder.

Policia e Shkodrës ka arr.estuar në flagrancë ditën e sotme dy persona të shpallur në kërkim për vepra penale të ndryshme.

Bëhet fjalë për 48 vjeçarin Dedë Tonaj, pasi Gjykata e Shkodrës e ka dën.uar në 2017-ën me 2 vite e 8 muaj b.urg, për shperdorim detyre, si dhe i ka hequr të drejtën për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh.

Kujtojmë se Tonaj ka qenë kryetar komune në Shalës dhe akuzohet se në vitin 2008 në bashkëpunim me ish vartësit e tij bashkëpunim me ish vartësit e tij dhe kanë bërë pronarë një numër personash, mes të cilëve edhe të afërm të tyre si dhe persona që nuk janë banorë të zonës turistike të Thethit.

Gjithashtu në pranga është vënë edhe 36 vjeçri me iniciale Z.M, pasi është dënuar me 1 vit burg për “Dhunë në familje”.

Njoftimi i policisë:

Shkodër

Vijon zbatimi i planit të masave për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim

Kapen dhe ndalohen dy persona të shpallur në kërkim.

Nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim D. T. 48 vjeç, banues në fshatin Vuksanaj, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër me vendim nr.1094, datë 19.12.2017, e ka dënuar me 2 vite e 8 muaj burg, për veprën penale “Shperdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, si dhe i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një periudhe kohe prej 5 vitesh në bazë të nenit 35/1 të Kodit Penal.

Gjithashtu nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Z. M., 36 vjeç, banues në Lagjen Skenderbeg, Shkodër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, me vendim të formës së prerë, nr. 124 datë 07.02.2019, e ka denuar me 1 vit burg për veprën penale “Dhunë në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.