Prapaskenat pas Kongresit/ Rama sherr me Gjylametin! Jep dorëheqjen kryetarja e PS-së së Tiranës?

Me sa duket, Kongresi i PS-së dje ka vazhduar edhe pas mbylljes.Sipsa disa informacioneve, thuhet se pas Kongresit, kryeministri Edi Rama dhe kryetarja e PS-së së Tiranës, kanë debatuar ashpër me njëri-tjetrin.

“Molla e sherrit” kanë qenë 100 kandidatët për këshilltarë në Këshillin Bashkiak të Tiranës.

Mesa duket në listë, nuk kishte emra të ekipit të Blerina Gjylametit dhe kjo e fundit ka pretenduar se nuk është pyetur rreth listës që në fakt kishte në përmbajtje njerëz pranë kryebashkiakut Veliaj.

Rama i është drejtuar me tone ofensive Gjylametit dhe pas kësaj, ajo është larguar nga posti i kryetares së PS-së së Tiranës.

Është ende e paqartë nëse bëhet fjalë për shkarkim apo një dorëheqje të detyruar nga Gjylameti.

Ndërkaq, zonja Gjylameti e kontaktuar nga newsbomb.al ka mohuar konfliktin me shefin e qeverisë duke pohuar shkurt: “S’kemi asnjë konflikt”.

E pyetur nëse ka dhënë dorëheqjen, Gjylameti nuk bëri asnjë koment, duke mos e pranuar apo përgënjeshtruar lajmin.

Nuk dihet se ç’rrjedhë do marrin gjërat në PS tashmë dhe nëse Gjylameti është sqaruar me kryeministrin Rama por socialistët mes tyre vazhdojnë diskutojnë rreth sherrit të pretenduar ditën e djeshme si dhe emrave në listë që u bënë shkak për këtë.