Pre.këse/ Një letër nga franca që përloti ‘live’ në studio mjekun Tritan Kalo

Tritan Kalo është një prej mjekëve më të njohur që ka qenë në ballë të l.uft.ës kundër ko.ronavi.rusit në vend.

Mbrëmë ai ishte i ftuar në programin “Dua të të bëj të lumtur”.  Në studio kishte ardhur nipi i tij, Glediani i cili rrëfeu historinë e jetës e doktorrit, dashurinë dhe rrespektin që kishte për të, si edhe ndihmën që Tritani i kishte dhënë këtë periudhë për të përballuar këtë situatë të jashtëzakonshme.

Nga biseda që u zhvillua në studio Glediani tregoi se Tritani kishte dashur gjithmonë që të bëhej mjek dhe të ndiqte gjurmët e dajës së tij, zbuluesit dhe prodhuesit të parë të vaksinës për turbekulozin, Ali Molohollit. “Të gjithë ne kemi qenë në merak për ty, pavarësisht se na çoje foto dhe video se ishe i mbrojtur. Dua të të falenderoj në emër të familjes, në emër të gjithë miqve tanë për të cilët je kujdesur dhe ke shëruar gjatë kësaj kohe.” ,- ishte mesazhi i nipit për Dr. Kalo.

Pjesë e kësaj surprize të organizuar nga Glediani ishte dhe vëllai i Tritanit, Lulzimi i cili ishte larguar nga Shqipëria 30 vite më parë. Lulzimi nëpërmjet një video-mesazhi u shpreh :”Ti je në vijën e parë të lu.ft.ës, prandaj të lutem kujdesu për veten tënde. Ti dhe bluzat e bardha jeni heronj për të gjithë ne. Dua të të them, të lutem kujdes, ti je i vetmi që kam në këtë jetë!”.