Prefekte e Shkodrës/ Tashmë zyrtare, Qeveria merr vendimin përfundimtar për Majlinda Angonin



Nuk ka më dilema. Këshilli i Ministrave, mori vendimin për emërimin e Majlinda Angonit në detyrën e Prefektes së Shkodrës, me propozimin e ministrit të Brendshëm. Lajmi për emërimin e saj u bë publik pak ditë më parë por u shty firmosja disa ditë. Mësohet se prezantimi zyrtar i saj do të bëhet të enjten në drekë nga një prej përfaqësuesve të ministrisë së brendshme. Në prill të këtij viti, Këshilli i Ministrave liroi nga detyra prefektin Çesk Millja. Vendimi sipas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u mor në kuadër të përpjekjeve për një mbështetje më të madhe nga ana e Qeverisë për Shkodrën në tërësi, dhe sidomos për mbështetjen e masave për tejkalimin e gjendjes së krijuar nga pandemia COVID-19. Për të menaxhuar me efikasitetin më të lartë situatën në Qarkun e Shkodrës, qeveria ngarkoi me detyrën e koordinimit dhe të drejtimit të përpjekjeve të gjithë degëve territoriale të qeverisjes në këtë qark zëvendësministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari.