Prek Shkodrën e gjithë Shqipërinë/ Shteti u heq gjelin nga goja….

Ministritë dhe institucionet shtetërore nuk do të marrin fonde për organizimin e festave të fundvitit.

Agjensia e Prokurimeve Publike ka njoftuar se duke marrë shkas nga eksperiencat e mëparshme, ku autoritete të ndryshme kanë shpallur procedura prokurimi me objekt organizimin e drekave dhe darkave festive ka sjellë edhe njëherë në vëmendje kërkesën për mirpërdorim të fondeve.

Po ashtu APP kërkon që të mos hapet asnjë procedurë prokurimi për organizim të festave, sepse nuk do tu jepen fonde nga buxheti.

Edhe vitin e kaluar, Agjensia e Prokurimeve Publike bëri të njëjtën thirrje, por pavarësisht kësaj u hapën mbi 20 procedura të tilla.

Prej vitesh institucionet shtetërore organizonin festa për punonjësit me fondet e buxhetit, duke hapur tendera me vlerë të vogël.

Ndërkohë gjatë këtij viti në APP konstatohen vetëm disa prokurime për dekorimet e qyteteve dhe për hedhje fishekzjarrësh. Në këtë mënyrë të gjithë institucionet që do të bëjnë organizime festive me rastin e ndërrimit të viteve do të duhet ti paguajnë shpenzimet nga xhepat e titullarëve.

E ky vendim prek edhe Shkodrën, ku çdo vit janë organizuar drekat festive me të zgjedhurit vendorë, e që këtë herë duket se nuk do të mund të vijohet rituali, pasi “arka” e shtetit nuk do të filtrojë të tilla evenimente.

E aq më shumë kur jemi një vit përpara zgjedhjeve vendore, kjo masë merr një simbolike edhe më të fortë, që duhet parë se si do të reflektohet nga pushteti vendore dhe ai qendrorë./ShkodraNews/