Prekëse/ Rreshteri që i mbijetoi sh.përthimit në Letoni bën gjestin e rrallë në homazhet e majorit

Sot iu dha lamtumira e fundit majorit Klodian Tanushi, e u përcoll për në banesën e fundit. Nderimet iu bënë sic i ka hije një dëshmori të atdheut, në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë.

Në këtë ceremoni morën pjesë një numër i madh ushtarakësh, të afërmish dhe figura politike.

Ndërkohë anash arkivolit të ‘Dëshmorit të Atdheut’ ishin familjarët e tij së bashku me tre fëmijët e vegjël që la pas. Djali i tij i madh 14-vjeçar, djali tjetër 11-vjeçar dhe vajza më e vogël 1-vjeçare.

Djali i madh i Tanushit puthi arkivolin. Por, i pranishëm në këtë ceremoni ishte dhe Julian Kapaj.

Rreshteri Julian Kapaj është i vetmi që i mbijetoi shpërthimit në Letoni. Mësohet se ai ka lënë spitalin dhe ashtu me paterica ka shkuar në ceremoninë e homazheve.

Kapaj i ka dhënë lamtumirën e fundit kolegut dhe nuk ka mundur t’i mbajë dot lotët.