Presidenti bën testin e koronavirusit, del pozitiv. Ja çfarë ndodh me kabinetin



Ne Poloni, Presidenti i vendit, Andrzej Duda, ka dale pozitiv ne testin për koronavirusin, ndërsa vendi përballet me një rritje të infeksioneve të reja në tetor.



Infektimi i tij u njoftua nga ministri presidencial, Blazej Spychalski, i cili tha se Duda “ndihej mirë” pas diagnostikimit.



Një ditë para se zyrtarët të njoftonin infektimin e tij, numri i rasteve të reja në vendin me 38 milion banorë kapi një rekord ditor prej më shumë se 13.600 të infektuarish.

Udhëheqësi konservator 48-vjeçar u testua të premten. Nuk u dhanë detaje nëse diagnostikimi me Covid 19 do të ndikojë në operacionet e qeverisë.

E paqartë mbetet edhe ku është infektuar Presidentit, duke kujtuar këtu se ai mori pjesë në një forum biznesi në kryeqytetin estonez, Talin, të hënën, ku u takua me Presidentin bullgar Rumen Radev, i cili hyri në karantinë pasi u ekspozua drejtpërdrejtë nga virusi.

“Presidenti është një djalë i ri, mendoj se ai do ta kalojë infeksionin pa probleme,” i tha zëvendësministri i Shëndetësisë Waldemar Kraska radios private RMF.

Ai tha se pret që të gjithë njerzit që kanë pasur kontakt me Dudën gjatë ditëve të fundit të futen në karantinë.