Presionet ndaj drejtuesve dhe trajnerit, reagon klubi Vllaznia

Pas presioneve ndaj trajnerit Agim Canaj por edhe drejtuesve të klubit Vllaznia ka ardhur edhe reagimi i këtij klubi. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “facebook” shkruhet se po shqyrtohen me përgjegjësi ngjarjet e fundit dhe shumë shpejt do të ketë një vendim-marrje.

Ndërkohë, sipas njoftimit stafi i klubit Vllaznia mbetet i pandryshuar në punën e tij, çka do të thotë se të paktën për momentin trajner i skuadrës vijon të jetë Agim Canaj.

“Klubi i Futbollit “Vllaznia”, në përgjigje të interesit publik dhe të mediave sqaron sa më poshtë vijon:
Pasi jemi njohur me shqetësimin e ngritur nga stafi teknik ditët e fundit për veprime anti-sportive në ekipin e parë, po e shqyrtojmë me përgjegjësinë e duhur dhe në interesin më të lartë të klubit dhe tifozëve dhe në momentin kur të ketë një vendimmarrje, si gjithmonë, do t’i bëhet e njohur mediave dhe opinionit publik.
Po ashtu, sqarojmë se stafi i Klubit të Futbollit “Vllaznia” vazhdon i pandryshuar punën e tij të përditshme për të finalizuar objektivin e ringritjes në Superligë.” – shkruhet në faqen zyrtare të klubit Vllaznia. /ShkodraNews

Lexo edhe: