“Presioni amerikan njeh forma të paimagjinueshme”, deklarata e fortë e analistit për reagimin e ambasadores Yuri Kim

Analisti Mentor Nazarko ka bere nje deklarate te forte sot per presionin qe po ushtron Amerika qe ne Shqiperi te sundoje ligji dhe te permbyllet reforma zgjedhore.

Duke komentuar deklaratat e ambasadores Yuri Kim,  Nazarko tha se SHBA këtë vit ka zgjedhjet dhe në këtë fushatë zgjedhore ka dhe objektiva afatshkurtëra që synon t’i arrijë sa më shpejt.

nazarko

”Krejtësisht e qartë, nëse Rama e mohoi që ka propozim nga SHBA për sistemin zgjedhor. Ajo dha menjëherë efekt si te sjellja e opozitës, si tek Rama. Mesazhet e Yuri Kim, qoftë për Reformën në Drejtësi, qoftë Reforma Zgjedhore, modernizimi i shtetit shqiptare, qoftë integrimi europian, pra çelja e negociatave, janë objektiv strategjik i SHBA.

Në pikëpamje afatshkurtër, SHBA janë tutorët dhe financuesit e Reformës në Drejtësi. E kanë objektiv shtetëror këtë. Kanë dhe objektivin tjetër të qetësimit të Ballkanit. Pasi kanë objektiv edhe miratimin e marrëveshjes së paqes Kosovë- Serbi, ku është investuar dhe vetë Trump.

Kjo lidhet dhe me fushatën e SHBA. Dhe kjo do të bëhet me një ceremoni në Shtëpinë e Bardhë, dhe do të bëhet me liderët e ballkanit. Do të sjellë qetësim të Ballkanit edhe për kundër kritikëve.

Administrata e SHBA është e interesuar që kjo marrëveshje do qetësojë Ballkanin. Prandaj në perimetrin rreth e për qark Kosovës të ketë qetësi. Dhe ka ndaluar protestat në Serbi, Mal të Zi dhe Shqipëri. Deri tek partitë opozitare që nëse do bënin veprime do cilësoheshin organizata terroriste. Si rasti i opozitës vjet në zgjedhjet e 2019 që donte t’i bllokonte.

Besoj se po, për të gjitha këto që thashë. Edhe prej presionit që i imagjinoj që janë të ngjashme me ato që janë edhe më parë, vitin e kaluar apo 2017. Presioni amerikan njeh forma të paimagjinueshme për mendjet e njeriut. Si për karrierat apo dhe për pasuritë e tyre. Pra dhe Basha reagoi menjëherë, sa duket sikur Rama e provokoi me Teatrin. Ftesa që bën Meta për forumin, është ftesë legjitime. Pasi për shkak të mungesës së opozitës duhet të krijohet një institucion paralel që të merret një vendim për këto reforma.”- tha Nazarko.