Pret vetëm një telefonatë, ka 8 vite që nuk e sheh, Hurmaja nuk mban dot veten: Mu duk sikur e pashë djalin…

Mes l.o.tët qe i ridhnin ne faqe dhe nuk i mbante dot, nëna e Ervis Alinjit, Hurmaja tregon se pak ditë më parë në fshatin ku ajo banon, ishin tre persona të dyshimtë, ndërsa ajo beson se një prej tyre është djali i saj.

I biri, Ervisi ka 8 vite që është larguar drejt Sirisë dhe prej asaj kohe familja nuk ka marrë më asnjë lajm prej tij, ndërsa Hurmaja shpreson ende për një telefonatë nga i biri.

“Prej vitesh nuk kanë asnjë kontakt me djalin më dhëmb shpirti për atë fëmijë s’dimë ku ndodhet por jemi të sigurt që është  gjallë. Shpresa jonë e vetme janë  mediat nuk kemi besim te shteti. Jam e sëmurë prej merakut të djalit. Para disa ditësh 3 persona veshur me të bardha ishin në fshat dyshojmë se Elvisi ishte një prej tyre. Shohim çdo ditë ndodhitë në Siri dhe na dridhet zemra .E vetmja dëshirë të jetë gjallë të bëjë një telefonatë”, shprehet e ëma e Ervis Alinjit.