Prezantuesja e njohur ia thotë në sy Alba Hoxhës: Nuk më pëlqen kur prezanton motin, ja reagimi

Prezantuesja e motit në RTV Ora, Feride Kuqi është edhe një modele mjaft simpatike.

E pyetur nga Rudina Dembacaj se çfarë mendimi ka për kolegen Alba Hoxha, ajo shprehet se ka diçka që nuk i pëlqen tek ajo kur prezanton motin.

Rudina Dembacaj: Si të duket prezantuesja e motit Alba Hoxha?

Feride Kuqi: Alba është një vajzë shumë karizmatike, bën shumë humor, por që tek moti nuk ngjit dhe aq shumë. Nuk e kam shprehur asnjëherë, po e them këtu për herë të parë, ka diçka që nuk më pëlqen tek Alba kur e prezanton motin.