Prezantuesja shton misterin rreth jetës private, kush fshihet pas unazës së fejesës dhe ditëlindjes prej milionereje

Moderatorja e njohur bukuroshe, Blerona Zeqiri, e cila aktualisht prezanton emisionin mjaft të ndjekur në Kosovë “1 Kafe prej shpisë” me Visar Kalludrën, është moderatorja më e komentuar e ekranit për momentin për linjat e saj të kolme.

Para disa ditësh ajo festoi 24-vjetorin në Prishtinë, një festë e komentuar si prej milionereje të vërtetë me shumë të ftuar VIP.

Nuk mund të mos binin në sy veshja e saj dhe ekspozimi i linjave në festën që vazhdoi deri në orët e para të mëngjesit, në prani të miqve të saj gazetarë e këngëtarë të famshëm.

Në festën e ditëlindjes, Blerona u shfaq tejet joshëse me një fustan të kaltër, duke ekspozuar gjoksin e saj, për të cilin edhe u komentua më shumë nga mediat e Kosovës. Edhe pse kolegët nuk e mohojnë që u argëtuan dhe u kënaqën pa masë, mbetën të çuditur nga festa luksoze sikur Blerona të mos ishte një prezantuese e thjeshtë programi, por një milionere e vërtetë.

Pyetjet që kanë lindur mes tyre, ishin se kush fshihet pas festës luksoze dhe unazës së shtrenjtë të fejesës që vetë Blerona e ndau me miqtë në “Instagram”, pak kohë më parë. Gazetarët nisën me kërkimet për të zbuluar se kush është personi që i ka rrëmbyer zemrën, që i mbulon shpenzimet dhe e mban në pëllëmbë të dorës. Prezantuesja që e nisi karrierën në televizionin “RTV21” në vitin 2009, tashmë ka mbushur gati një dekadë si pjesë e këtij televizioni.